Hyni mbrenda ambasadës ma të shtrejtë në planet (foto)

Ambasadori Amerikan në Londër, Woody Johnson ka hap dyert e asaj që asht cilësue si ambasada ma e shtrejtë në botë.

Ambasada ka kushtue ma s’paku 1 miliard dollarë.

Ajo do inaugurohet në Fror gjatë vizitës së Presidentit Donald Trump në Britani.

Ambasada rrethohet nga nji kanal uji, çka e ban të vështirë për me depërtue terroristët.

Ambasada po ndërtohet në ‘Nine Elms’ dhe kostoja e saj i ka tejkalue 1 miliard dollarë.

Eksterieri i ambasadës do të jetë anti-plumb.

Ambasada do ketë edhe mbrojtës kundër kamionëve-kamikazë.

Pranë ambasadës po ndërtohet nji godinë që quhet “Kopshtet e ambasadës”.

Projekti parashikon apartamente, nji hotel, dyqane, restorante dhe të parën pishinë në hava.

 

 

 

 

Shperndaje në: