Gati salla për mbledhjen e VV’s, përkrahësit e Kurtit thirrin për pjesëmarrje

Mbas përçamjeve mbrenda Vetëvendosjes, organet e partisë kanë thirrë mbledhjen e jashtëzakonshme, ku pretendohet të zgjidhen këto probleme.

Mbledhja asht thirrë nga përkrahësist e grupit të Albin Kurtit, edhe pse ky i fundit nuk ka me qenë i pranishëm, mbasi ndodhet në burg.

Duket se ky grup qëllimisht ka thirrë mbledhjen para se Kurti të lirohet, me qëllimin që ai të mos përfshihet në polemikat që kanë përça partinë, raporton gazetametro.net.

Në anën tjetër, mediat raportojnë se figurat e randësishmë të rreshtueme krah grupi që po identifikohet me ish’sekretarin Molliqaj, nuk kanë me marrë pjesë në mbledhje.

Këta të fundit vazhdimisht kanë ba thirrje që poblemi të mos diskutohet pa u lirue Kurti nga burgu.

Gjithashtu, egziston mundësia që Këshilli i Përgjithshëm sot me marrë vendime që kishin me thellue ndamjen edhe ma shumë.

Lexo edhe:

https://www.rrokum.tv/lajme/keta-zyrtare-te-vvs-pritet-te-mos-marrin-pjese-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-pergjithshem/

Shperndaje në: