Shpallet i pafajshëm i akuzuemi për tentim-vrasjen e Mimoza Kusarit

Gjykata e Gjakovës ka shpall aktgjykimin në rastin e tentim-vrasjes së pretendueme ndaj deputetes së Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lilës dhe të Prenk Radit.
I akuzuemi Mikel Qupit asht lirue nga të gjitha pikat e aktakuzës.

“Gjykata e liroi të pandehunin meqë vërtetoi se nuk janë vërtetue akuzat ndaj tij”, tha kryetari i trupit gjykues Gëzim Pozhegu.

Mikel Qupi akuzohet se u mor vesh me dy shtetas të Shqipnisë për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës gjatë muejit Korrik të vitit 2015.

Për vrasjen e atëherë kryetares së Gjakovës, Qupi simbas Prokurorisë u premtoi 300 mijë euro dy shtetasve shqiptarë, njani nga të cilët ishte Gramoz Nukshiqi.

Qupi ka mohue fajësinë në vazhdimësi gjatë procesit gjyqësor.

 

 

 

 

 

Shperndaje në: