E vetmja Kosova pa flamur te Mogherini (foto)

Shefja e BE’s për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka ftue në nji darkë joformale Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku po merr pjesë edhe Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj.

Mogherini ka mbajt takime të ndame para darkës me secilin nga Kryeministrat, tue ba më pas edhe nga nji fotografi me secilin nga ta.

Por, çka bje në sy në këto fotografi, asht se vetëm Kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka në sfond flamurin e shtetit që përfaqëson, për dallim nga homologët e tij.

Në këto fotografi vërehet se vetëm Kosova nuk përfaqësohet me flamurin e saj në takimet e shefës së BE’s, Federica Mogherini.

Kjo ndodhë mbasi Kosovën ende nuk e kanë njoft si shtet 5 anëtare të Bashkimit Europian. /metro

Shperndaje në: