Studentja që po lufton rusët n’Ukrainë, kjo asht thirrja e saj për mbrojtjen e vendit

Studentja ukrainase, Polina Kravchenko ka braktis shkollën dhe po lufton kundër rusëve në lindje t’Ukrainës

Studentja e gazetarisë u bashkue me ushtrine si femna e vetme në trupat ukrainase që po luftojnë në lindje të vendit.

“Ne ngrihemi n’orën 6:00 dhe kthehemi n’orën 10: 00”, shprehet 23 vjeçarja, tue thanë se  punojnë për me mbrojt vendin shtatë ditë në javë.

Konflikti i armatosun midis rusëve dhe ukrainasve që filloi më 6 Prill 2014.

“Ndihem e mbështetun, e shikoj jetën përmes syve të popujve të tjerë. Ushtria më mëson të jem ma e fortë, ma e kufizueme dhe për me luftue. Jam krenar për miqtë, të afërmit dhe miqtë e mi, sepse kjo ka qenë nji rrugë e vështirë dhe nji përgjegjësi e madhe”, ka shtue ajo.

 

Shperndaje në: