Haradinaj nga AAK flet për zhvillimet e fundit rreth Speciales

Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se Qeveria e Kosovës e respekton çfarëdo vendimi që merr Kuvendi i Kosovës, tue thanë se nuk ka koment tjetër për kërkesën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Ai tha se Gjykata Speciale si e tillë asht e padrejtë për Kosovën, meqë selia e saj asht jashtë territorit të vendit dhe se e rendon imazhin e Kosovës në botë.

“Unë kam kërkue që ajo gjykatë me ardhë në Kosovë. Le të bahet në Kosovë se asht ma lirë, mundemi me i kursy disa miliona, nuk po i ikim drejtësisë. Kërkesa e deputetëve për shfuqizimin e ligjit nuk kam koment, ata janë të zgjedhunit e popullit. Kur voton Parlamenti për Qeverinë asht ligj”, tha Haradinaj në takimin me Këshillin Drejtues të AAK’s.

Ai tha se AAK nuk ndryshon qëndrime në mvarësi të asaj nëse asht në pozitë apo opozitë.

“AAK nuk e ban asnji temë me lojë, asht e drejtpërdrejt. Do të jemi të sinqertë me partnerët e koalicionit, edhe me opozitën, Çkado qe kemi votue po në opozitë nuk e ndrrojmë sot me jo, ose çka kemi votu jo, nuk e ndrrojmë sot me po”, tha Haradinaj.

 

Shperndaje në: