Stuhia tropikale në Filipine, mbi 130 persona humbin jetën

Ma shumë se 130 persona kanë humb jetën në Filipine si pasojë e nji stuhie tropikale që goditi jugun e vendit, tue shkaktue përmbytje masive.

Disa dheta të tjerë raportohen të humbun nga autoritetet vendase.

Ma i goditni asht ishulli i Mindanaos ku rrëshqitjet e dhenave dhe përmbytjet kanë lanë në qiell të hapun mbi 15 mijë persona, banesat e të cilëve janë shkatërrue plotësisht.

Ekipet e emergjencave kaluen gjithë natën në operacionet e pshtimit, por ndërpremja e energjisë dhe e linjave të komunikimit vështirëson ma shumë gjetjen e personave të bllokuem nën rrënoja.

Filipinet goditen shpesh nga stuhitë tropikale që shkaktojnë viktima.

Rreth 20 stuhi përshkojnë vendin ishullor çdo vit në sezonin e shirave, që zakonisht fillon që në muejin Maj e përfundon në Dhetor.

 

Shperndaje në: