Pamja që çuditi amerikanët, krejt ishin të sigurtë që ishin alienë (foto-video)

Nji raketë e kompanisë së Elon Musk, SpaceX, ka transportue 10 satelitë për në hapsinë nga Kalifornia të Premten, tue lanë mbrapa nji mjegull të mistershme dhe të ndritshme në qiell, që ka habit të gjithë dëshmitarët okularë.

‘Falcon 9’ u ngrit nga baza ajrore në Vandenberg, e ngarkueme me nji sërë satelitësh që po transportoheshin për n’orbitë.

Kur njerëzit panë këtë pamje mbi kryet e tyne, stacionet televizive dhe policore u vërshuen me telefonata nga persona, sa të frigësuem, aq edhe të ngazëllyem – të gjithë tue mendue që ishin dëshmitarë të nji spektakli alienësh.

Në Los Angeles, kerret u ndalën në autostrada për me parë ma qartë këtë fenomen që ju dukej i pashpjegueshëm dhe gjithashtu për me ba foto e video që u shpërndanë shpejt në internet.

Menjiherë reagoi departamenti i zjarrfikësve në LA, të cilët spjeguen çfarë kishte ndodh për me largue çdo dyshim.

Ndërkohë, Elon Musk, gjeniu australian që ka kompaninë ‘Space X’ ka ba shaka në internet tue komentue që ‘kjo ishte raketë nga Korea e Veriut’.

 

Shperndaje në: