A ka me kandidue Albin Kurti për kryetar të Vetëvendosjes?

Erzen Vraniqi, sekretar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendojses, ka njoftue se Albin Kurti ka me kandidue për kryetar të kësaj partie.

Në nji postim në Facebook ka shkrue se dje ka nënshkrue pro kësaj kandidature.

“Si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, nënshkrova në mbështetje të kandidaturës së Albin Kurtit për kryetar të Lëvizjes. Komisioni Zgjedhor i Pergjithshëm kishte miratuar sot, pas verifikimit, deklaratën e tij të kandidimit, dhe tashmë ka nisur zyrtarisht grumbullimi i nënshkrimeve”, ka shkrue Vraniqi.

Shperndaje në: