E zbulon Presidenti: Ky asht qëndrimi për rrximin e Speciales

Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka fol për planin e deputetëve të caktuem të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Thaçi ka deklarue gjatë nji interviste në Klan Kosova se do ta nënshkruente Ligjin për Shfuqizimin e Tribunalit Special, nëse atë do t’ja sillte në tavolinën e tij Kuvendi i Kosovës.

“Jo vetëm iniciativat e tilla, por çdo ligj që i kalon procedurat dhe vjen në tavolinën e Presidentit, dhe ma jep opinionin zyra ligjore”, ka thanë ai.

“Nuk kam refuzue vendimet e Kuvendit, vendimi i Kuvendit asht obligativ”, asht shpreh Thaçi.

“Nuk dal kundër vullnetit të shumicës së Kuvendit, n’asnji rrethanë”, ka shtue ai ma tej.

Shperndaje në: