Ky do të jetë veprimi i AAK’s nëse tentohet edhe nji herë shfuqizimi i Speciales!

blerimkuciii
Mungesa dy herë e kuorumit në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e bani të pamundun mbajtjen e nji seance të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Gjykatës Speciales që ishte kërkue nga 43 deputetë.

Por, nji iniciativë e tillë nuk përjashtohet mundësia me shkue përsëri në Kuvend mbasi deputetët të kthehen nga pushimet.

Në mesin e 43 deputetëve që nënshkruen për thirrjen e nji seance të jashtëzakonshme ku do të shfuqizohej Specialja, ka qenë edhe Blerim Kuçi nga Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës.

Deputeti Kuçi ka sqarue për lajmi.net se AAK gjithmonë do të votojë kundër kësaj Gjykate, tue e cilësue si të damshme në formën që e ka tash për tash.

Ai e cilëson formimin e kësaj Gjykate si nji nga vendimet ma të damshme të Kosovës.

“Sa herë që vjen në Kuvend kjo temë në kohën e duhun na do t’i kemi votat kundër kësaj Gjykate Speciale në formën çfare asht sot, çfare asht votue dhe që asht në fuqi. Jemi të bindun se njani nga gabimet ma të mëdhaja që ka ba Kosova si shtet asht edhe kjo formë e gjykatës që asht sot”, thotë Kuçi.

Ai tutje ka thanë se forma e kësaj gjykate do të jetë e damshme edhe për gjithë historinë e Kosovës.

 

 

 

Shperndaje në: