Raportuesi për vizat i ‘godet’ keq Haradinajn dhe Thaçin!

Akuzat e liderëve kosovarë tue fajsue Bashkimin Europian për ngecje të procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët, nuk zgjidhin asnji problem që egziston sot mes Kosovës dhe BE’s, ka thanë raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Igor Soltes.

Soltes, si pasues i Ulrike Lunacek në këtë detyrë, në nji përgjigje për Indeksonline, ka thanë se shpreson se regjimi i vizave për kosovarët të hiqet së shpejti, por kjo gja mvaret nga shpejtesia qe Qeveria e Kosovës i kryen detyrat e veta.

I pyetun si i komenton deklaratat e Kryeministrit dhe Presidentit të Kosovës, të cilët në vazhdimësi hedhin fajin në drejtim të BE’s për vonesa në procesin e integrimit, Soltes ka thanë se deklarata të tilla nuk janë të justifikueshme dhe nuk zgjidhin asgja.

“Nuk mendoj se deklaratat e Kryeministrit dhe të Presidentit të Kosovës janë të justifikueme. BE po ban çmos për me ndihmue Kosovën në rrugën e saj të integrimit në BE. Duhet të jemi të vetëdijshëm se të dyja palët janë përgjegjëse për marrjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyne”, ka thanë Soltes.

 

Shperndaje në: