Lekaj kallxon kur përfundon autostrada që lidh Pejën me Prishtinën

Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, ka thanë se autostrada Prishtinë – Pejë, respektivisht Kievë – Zahaq, do të fillojë në pranverën e vitit 2018.

Ai ka sqarue se shuma e ndame për këtë autostradë, asht 198 milionë euro, tue shtue se 38 milionë janë nga buxheti i Kosovës, 71 milionë nga BERZH dhe 85 milionë do të ndahen nga Banka Investive.

“Projekti do të zgjat dy vjet, ku qyteti i Pejës dhe Prishtinës, do të lidhen nëpërmjet autostradës me katër korsi. Asht prit 24 muej për largimin e 72 shtyllave elektrike. Ato janë largue vetëm për dy javë. Më vjen keq për neglizhencën dhe mosmarrje të përgjegjësisë së shpronësimit”, ka shtue Lekaj në nji intervistë për Telegrafin.

Ndërkaq, për trasenë e autostradës, në fshatin Dollc të Klinës, në të cilin fshat ndër vjet kanë ndodh shumë aksidente edhe me fatalitet, ai ka thanë se do të bajnë nji studim fizibiliteti.

 

Shperndaje në: