Kjo asht tmerruese, qysh fëmitë e plaçkitin këtë çikë në Pejë (video)

N’orët e para të mëngjesit të sotëm nji plaçkitje ka ndodh në qytetin e Pejës.

Pikërisht në qendër të Pejës, përballë ‘Shtëpisë së Mallnave’ nji vajzë asht plaçkit nga nji turmë fëmijësh, të cilët e sulmuen edhe me grushte.

Në nji video shihet se si vajza sulmohet fizikisht, i vidhet çanta e më pas mbetet e shtrime në tokë.

Ndërsa ajo çka bje në sy asht edhe mos reagimi i njerëzve të cilët kalojnë rrugës dhe nuk i ndihmojnë vajzës e cila siç duket humb vetëdijen.

Duhet shtue se përgjatë javëve të fundit në vend kanë qenë të shtueme rastet e plaçkitjeve.

 

Shperndaje në: