5 aksidente prej orës 12 e natës deri në orën 03:00, qe ku ndodhën!

Aksidenti

Sfida ma e madhe për Policinë e Kosovës përgjatë këtij viti ishte pikërisht numri i madh i aksidenteve, nga të cilat shumë persona humbën jetën.

Por, përderisa mbramë shumë festuen, mbas orës 12 të natës në vend u shejuen pesë aksidente trafiku deri në orën 03:00.

Nga këto pesë aksidente siç mëson Indeksonlie, njani u shejue në rrugën e Gjilanit, në daljë të rrugës, kurse nji tjetër në Lupq të Podujevës.

Gjithashtu, aksidenti tjetër ka ndodhë në Vranjevc, ku simbas burimeve të Indeksonline, vozitësi asht arritë të kapet nga Policia mbasi kishte tentue të ikte mbas momentit që goditi kambësorin.

Aksidentet kanë vazhdue me nji te Banka Qendrore në Qendër të Prishtinës si dhe nji te Ura e Gjilanit, në dalje të Prishtinëës.

Shperndaje në: