Thikë mbas shpine, Kina ‘kapet’ tue i shitë naftë ilegalisht Koresë së Veriut në det (video)

Satelitët ushtarakë amerikanë kanë kapë Kinën me “presh në dorë”, tue i shitë ilegalisht naftë Koresë së Veriut. Simbas sajtit koreanojugor, Chosun, “dy anije kineze tregtojnë ilegalisht naftë tue e kalue në anijet koreane, për me i shmangë sanksionet”.

Ky akt asht kapë të paktën 30 herë që nga Tetori.

Simbas burimeve qeveritare të Koresë së Jugut, satelitët kanë fotografue anije të mëdhaja kineze dhe koreanoveriore tue ba tregti ilegale nafte në nji pjesë të Detit të Perendimit, ma pranë Kinës se Koresë së Jugut.

Fotot satelitore tregojnë madje edhe emnat e anijeve. Nji burim qeveritar tha se, “na duhemi me u fokusue mbi faktin që tregtia ilegale e nisun mbas Rezolutës së Këshillit të Sigurisë së OKB’s në Shtator që i vuni kapakun importimit të prodhimeve të naftës nga ana e Koresë së Veriut”.

Departamenti i Thesarit i SHBA vendosi gjashtë kompani transporti e tregtare koreanoveriore dhe 20 anije të tyne në listën e sanksioneve më 21 Nandor, kur publikoi imazhe nga satelitët shpijunë të marra më 19 Tetor që tregojnë nji anije me emnin Ryesonggang 1 të lidhun me nji anije kineze.

Shperndaje në: