Gazeta zvicrane shkruen për pushimet e shtrejta të Kryeministrit dhe varfninë në Kosovë

Gazeta zvicerane ‘Blick’, ka shkrue për pushimet luksoze të Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, në Shën Moritz të Zvicrës.

Në artikull shkruen se si Haradinaj qysh në fillim të marrjes së mandatit si Kryeministër, ja rriti vetës pagën, edhe pse këtë gja e kishin kundërshtue shoqnia civile, tue marrë parasysh varfninë në Kosovë.

Ma tej në artikull shkruen se si djali i nji fermeri në Kosovë, kalon pushimet dimnore në nji nga hotelet ma të shtrejta të Zvicrës “Hotel Carlton”.

“Ky i ashtuquejtun Kryeministër, dje ishte djali i nji fermeri e sot rri në nji nga hotelet ma të shtrejta në Zvicër”, shkruen Blick.

Kjo media i asht referue shkrimeve të fundit në mediat e Kosovës, rreth kushtueshmënisë së pushimeve të Haradinajt, tue thanë se kostoja ka shkue në 80.000 franga.

Blick, gjithashtu citon deklaratat e Kryeministrit, i cili së fundi ka thanë se pushimet i ka pague vetë e jo nga fondet e shtetit.

“Vetëm 7 mijë euro kam pague”, ka thanë Kryeministri.

Në fund kjo gazetë shkruen se Kosova asht nji nga vendet ma të varfna në Europë.

Shkalla e papunësisë asht rreth 30 për qind./Telegrafi

 

 

Shperndaje në: