Këto janë përfitimet e Kosovës nëse anëtarësohet në Këshillin e Europës

Qeveria e Kosovës asht tue punue për me pregadit aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Europës, i cili simbas zyrtarëve institucional, Kosovës do t’i hapte perspektivë të madhe në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Zavendëskryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në nji intervistë të dhane për lajmi.net ka thanë se Kosova në vitet e fundit ka ba pregaditjet preliminare për me aplikue për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Ai po ashtu ka tregue edhe për dobitë që do të ketë Kosova mbas anëtarësimit në Këshillin e Europës tue shtue se anëtarësimi në këtë organizatë ndërlidhet me zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Europian si dhe procesin e aplikimit për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

“Anëtarësimi në Këshill të Evropës i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Procesin e Bolonjës, që do të rezultonte me përmirësimin dhe integrimin rajonal të arsimit të Kosovës. Aktualisht, të qenit jashtë Këshillit të Evropës po ua pamundëson qytetarëve të Kosovës qasjen në mekanizmat evropian për mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut. Një ndër këta mekanizma, është Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku qytetarët tanë nuk mund të kenë qasje pikërisht për shkak të të mos qenit shtet anëtar i Këshillit të Evropës. Ne kemi bashkëpunim institucional me institucionet e Këshillit të Evropës dhe prezencën e tyre në Kosovë, përfshirë këtu Asamblenë Parlamentare, si dhe Bankën për Zhvillim dhe Komisionin e Venecias, pjesë e së cilave tashmë është edhe Kosova. Prandaj, anëtarësimi i Kosovës do të ishte po ashtu në interes të Këshillit të Evropës, sepse do ta mundësonte zgjerimin e veprimtarisë së tyre për promovim të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, ka thanë Hoxhaj për lajmi.net.

Ndërsa, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ditë ma parë në mbledhjen e Qeverisë, ka njoftue se ka formue nji ekip punues për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Ai ka thanë se në mesin e 11 anëtarëve të këtij grupi janë të përfshimë edhe ekspertët nga shoqnia civile.

Simbas tij, mbrenda nji kohe të shkurtë Kosova edhe zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim në këtë organizatë.

Kosova deri tash asht anëtarësue në disa prej organizatave të randësishme, ndërsa në vitin 2017 Kosova asht anëtarësue edhe në Organizatën Botnore të Doganave.

 

Shperndaje në: