Baza ma e madhe ushtarake e ndërtueme jashtë SHBA’ve, këni m’u befasue sa miliarda ka kushtue (video)

Dihet botnisht se Shtetet e Bashkueme kanë ushtrinë ma të fuqishme në botë, dhe jo ma kot konsiderohet si vendi ma me ndikim në planet.

Këtë gja ma së miri e dokumentojnë bazat ushtarake që i ka të vendosuna në vende të ndryshme të botës, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botnore, kur edhe arriti me mposht Adolf Hitlerin.

Por, ajo çka bjen ma së shumti në sy, asht baza ma e madhe ushtarake e ndërtueme jashtë SHBA’ve, e cila gjendet në Korenë e Jugut shumë afër kufinit me Korenë e Jugut.

Bahet fjalë për kampin “Humphreys” që lirisht mund të thuhet se i ngjan nji qyteti amerikan.

Konsiderohet si baza ma e madhe ushtarake e ndërtuee jashtë kufijve të SHBA’ve, dhe gjendet rreth 40 milje në jug të Seulit dhe 60 milje nga vija kufitare me Korenë e Veriut.

Kampi “Humphreys” asht nji kompleks që për ndërtimin e tij janë shpenzue hiq ma pak se 11 miliardë dollarë, mbrenda tij funkcionon nji qendër tregtare me 60 dyçane të ndryshme, ndërsa për ndërtimin e saj janë investue 64 milionë dollarë.

Mbrenda kampit nuk mungon pothuejse asgja, mbasi fëmitë e ushtarakëve munden me  ndjekë mësimin në shkollat e ndërtueme, por nuk mungojnë as shkollat e golfit si dhe veterinarët që të kujdesen për kafshët e tyne të preferueme shtëpiake.

Edhe pse duket si nji qytet amerikan, në fakt aty trajnohen ushtarët për beteja të ndryshme, dhe aktualisht jetojnë afro 25 mijë ushtarakë.

Por, ky numër pritet të rritet në 42 mijë deri në fund të vitit 2020.

 

Shperndaje në: