Vjen reagimi i MPJ’s për Egjiptin, kjo asht propagandë e Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme nuk i tutet nëse Egjipti mundet me tërheqë njohjen e Pamvarësisë së Kosovës, mbasi simbas tyne Egjipti ëasht nji shtet serioz.

Zavendësministri i Jashtëm, Anton Berisha ka thanë se Serbia po banë propagandë në prag të 10-vjetorit të Pamvarësisë së Kosovës.

Ai ka thanë se Egjipti asht shtet me traditë mijavjeçar dhe nuk bjen pre e propagandave.

“Egjipti asht shtet serioz nuk asht sikur disa që e kemi mësue emnin e tyne mbas njohjes. Asht shtet i traditës asht mija vjeçar, dhe nuk mundet me ra pjesë e këtyne propagandave të tipit Surinami”, ka thanë Berisha për lajmi.net.

Kujtojmë se kohë ma parë shteti i Surinamit ka tërheq njohjen e Pamvarësisë së Kosovës.

Egjipti kishte njoft Pamvarësinë e Kosovës në Qershor të vitit 2013, në kohën kur ky shtet udhëhiqej nga Mohamed Morsi, i “Vllaznisë Myslimane”.

Por gazeta serbe ‘Politika’ ka shkrue se kjo njohje ka qenë vetëm gojarisht.

Ministria e Jashtme e Kosovës në atë kohë kishte thanë se njoftimi për njohje asht publikue në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Egjiptit.

Kosova deri tash asht njoft si shtet nga 114 vende të botës.

 

 

 

Shperndaje në: