300 qytetarë të kësaj komune heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës

pasaportaaa

Ikja e të rijve nga vendlindja drejtë rrugëve të perendimit për nji jetë ma të mirë, vazhdon të mbetet temë aktuale në Kosovë.

Para do dite u raportue se shumë qytetarë të Pejës kanë heqë dorë nga nënshtetësia kosovare, derisa nji fenomen i tillë po ndodh edhe në Prizren.

Pranë sporteleve në administratën komunale presin shumë qytetarë, ndërsa ata që biejnë në sy janë kryesisht të ri. Disa që nuk dëshirojnë të flasin për media thojnë shkurt se “dëshirojnë t’i gjejnë qare vetës mbasi që papunësia asht fenomen në rritje”, raporton “Radio Kosova”.

Ndërsa, disa të tjerë që edhe janë të vendosun të heqin dorë nga shtetësia thojnë se po e bajnë me sigurue jetën në shtetet perëndimore, përcjell albinfo.ch.

Statistikat e gjendjes civile në komunën e Prizrenit bajnë me dije se afër 300 kërkesa për heqje dorë nga shtetësia janë evidentue vitin që shkoi.

Shperndaje në: