Këto dy figura refuzojnë ftesën e Vetëvendosjes për pjesëmarrje në mbledhje të kryesisë?

Drejtuesit e Lëvisjes Vetëvendosje, të cilët ditëve të fundit kanë kërkue dorëheqje nga kjo parti, nuk pritet të marrin pjesë në mbledhjen e Kryesisë së VV-së, të planifikuar për në orën 15:00, pavarësisht ftesave të dërguara për pjesëmarrje.

Të paktën kështu kanë lanë të kuptohen, ish-kryetari i VV’s, Visar Ymeri dhe ish-anëtarja e po të njajtës parti Aida Dërguti, të cilët refuzuen të deklarohen për “Gazeta Blic” rreth kësaj çashtje.

I pyetun se a do t’i përgjigjet ftesës së kryesisë së VV’s për pjesëmarrje në mbledhje të kryesisë, Ymeri refuzoi të deklarohet, tue thanë se “s’kam përgjigje”.

Përafërsisht ngjashëm u deklarue edhe ish-anëtarja e kryesisë së VV, Dërguti e cila u shpreh se nuk dëshiron me folë.

“Nuk kam çfarë të them, as për ftesë as për asgjë tjetër”, i tha ajo “Gazeta Blic”.

Shperndaje në: