Kjo asht e pabesueshme, shihni sa bora ka ra në Alpet franceze (foto-video)

Rruga nëpërmjet ngrehinës së borës të naltë shtatë metra në Alpet franceze asht pastrue.

Me këtë pastrim ju asht mundësue qarkullimi fshatnave që kanë qenë të ndame nga bota.

Orteku i borës e ka bllokue rrugën ndërmjet Besansit dhe Boneval sur Arkas mbasi që rajoni u godit nga reshja të papame të borës.

Fotografitë dramatike që i ka ba eksperti për orteqe të tillë, Alan Duklo tregojnë momentet pasi që punëtorët qanë përmes ortekut dhe liruen rrugën.

“Kanë kalue 20 vjet që kur në këtë rajon kemi pa borë të tillë”, ka thënë Duklo.

Në rajonin e Savoas për 26 orë ka ra 1.8 metra borë, derisa meteorologët të reshunat i kanë përshkrue si ato që shihen nji herë në 30 vjet, shkruen BBC.

Kjo ka sjellë deri të ndërpremja e rrymës dhe kaosit në komunikacion.

Edhe skijimi asht ndërpre.

 

Shperndaje në: