Albulena e zbulon njeriun ma meritor të Vetëvendosjes

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, ka falënderue për kontributin e tyne në Lëvizjen Vetëvendosje ish-kryetarin e Visar Ymerin, dhe të gjithë ata, që simbas saj, ka pas mospajtime.

Haxhiu tha se viti i kaluem ka qenë vit elektoral, me dy palë zgjedhje që e dyfishuen VV’n në nivel lokal, por edhe qendror.

“Merita për këto arritje mbajnë të gjithë aktivistët, deputetët, kandidatët për kryetar të komunave: Shpend Ahmeti, Mytaher Haskuka dhe Qëndron Kastrati, kandidatët për asamble komunale. Me ish- kryetarin Visar Ymeri dhe të gjithë kanë dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për VV”, tha ajo.

Por, simbas Haxhiut, meritën ma të madhe e ka njeriu ma i votuem në Kosovë Albin Kurti.

“Aktivisti që ka fitue zemrën e aktivistëve, politikani me nivel të naltë intelektual dhe me gjuhë popullore”, theksoi Haxhiu.

 

Shperndaje në: