Befason Guardiola: Këto 3 ekipe i shoh gjithmonë në TV

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, shprehet se nuk sheh shumë ekipe në televizor dhe se i përzgjedh ekipet që në kohën e lirë sheh në ekran. Në prag të ndeshjes së sotme ndaj Liverpool, ai deklaron se cilat janë ekipet që vlerëson ma shumë.

Ose ma saktë, ai vlerëson trajnerët që i drejtojnë ato, siç asht rasti i Napolit. Trajneri spanjoll ka deklarue se asht i befasuem nga loja e Napolit dhe përgëzon trajnerin Sarri.

“Me fitue dy herë mbrenda dy javësh ndaj Napolit ishte nji rezultat i randësishëm, mbasi përballesha me nji nga trajnerët ma të fortë në botë. Për 30 minuta na masakruen”, tha Guardiola, që pranon se Napolin e sheh gjithnji kur luen.

Ma tej, trajneri spanjoll pranon se gjithnji sheh ndeshjet e Barcelonës, ekipit të zemrës.

“Më pëlqen të shoh Barçën, mbasi jam fans i këtij ekipi dhe sepse aty jam rritë. Edhe Napoli luen nji lojë të ngjashme, njisoj si Tottenham, dy ekipe që i ndjek gjithnji. Ekipi i Spurs humb naj pikë, por luen mjaft mirë. Nji ekip që humb edhe kur gjuen 25 herë në portën kundërshtare”, thotë Guardiola.

Në këtë listë mungon ekipi i Bayern Munchen, që e pat drejtue para dy vjete.

Shperndaje në: