Trump e ‘shokon’ botën, përjashton nga konferenca gazetarin e CNN (video)

Donald Trump vazhdon të ketë raporte të brishta me gazetarët e CNN.

Presidenti i Amerikës e ka përjashtue nga konferenca gazetarin e njoftun të CNN, Jim Acosta.

Trump ishte në nji konferencë me Presidentin e Kazakistanit, Nazarbayev kur Acosta filloi me pyetje.

Trump fillimisht hezitoi t’i përgjigjej atij tue u ba se nuk po e ndigjon, deri në nji moment kur ka nji përgjigje të preme për të, “Jashtë”.

Acosta ka reague më pas në Twitter tue thanë se kurrë në jetë nuk i ka ndodh nji gja e tillë në shtetin ma domokratik në botë.

 

Shperndaje në: