Befason Ivanov: Qe çka thotë tash për ligjin e gjuhës shqipe

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov përdori veton për të mos dekretue ligjin për gjuhët, që zyrtarizon gjuhën shqipe, tue e cilësue atë antikushtetues.

Në nji konferencë për shtyp, ku konfirmoi qëndrimin e tij, Ivanov tha se tue marrë parasysh vlerësimin e ekspertëve për antikushtetutshmëninë e këtij ligji, vendosi që të mos e nënshkruen atë.

Presidenti maqedonas tha se, përmes nji letre ka informue edhe Kuvendin për vendimin, tue u kërkue deputetëve me shqyrtue sugjerimet e tij dhe me veprue më pas me përgjegjësi.

 

Shperndaje në: