Pamje si në filma, piloti hero mbron jetën e 70 udhëtarëve (video)

Piloti i këtij fluturimi meriton lavdet maksimale, e fjala hero mundet me qenë shumë pak për profesionalizmin e tij.
Ai ka qenë në krye të nji udhëtimi që kishte për destinacion Aeroportin “Schiphol” të Amsterdamit, por kushtet e motit jo vetëm që nuk ishin nga ma të përshtatshmet, por mund të konsiderohen si ndër ma ekstremet.

Bahet fjalë për nji ngjarje që ka ndodh me shumë mundësi ditën e Ejte, kur Holanda, sikurse edhe gjithë pjesa tjetër e Europës veriore, u godit nga stuhia e dhunshme e pagëzueme në Gjermani me emnin ‘Friedrik’.

Avioni ka qenë tue luftue kundër ernave me shpejtësi mbi 110 km në orë dhe kishte 70 udhëtarë në bord.

Pamjet janë vërtet rrënqethëse, për nga mënyra sesi humbiste kontrollin avioni në ajër, edhe pse ishte shumë pranë pistës së aeroportit.

Zbritja asht nji art më vete, me avionin që ul fillimisht njanën rrotë, anohet, e më pas ul edhe rrotën tjetër, në nji nga uljet ma të vështira të mundshme, por që u realizue me sukses të jashtëzakonshëm.

 

Shperndaje në: