Mustafa e kujton arkitektin e Pamvarësisë nga Gjermania

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa, ka kujtue 12-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, që ishte themelues i kësaj partie dhe President i Kosovës.
Mustafa përmes nji postimi në Facebook ka shkrue se kujtimi për Rugovën do të jetë i përjetshëm.

“I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe nderimi për Arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova”, ka shkrue Mustafa në Facebook, ku dhe ka publikue nji fotografi bashkë me Rugovën.

Mustafa asht jashtë shtetit tue u kurue nga nji komplikim shëndetësor, për të cilit sot partia nëpërmes nji komunikate ka thanë se asht në gjendje të mirë.

 

Shperndaje në: