I kreu punët ma herët, por Vucic mbeti për ‘qejf’ në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic erdhi dje në Kosovë mbas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanovic.

Ai fillimisht kishte planifikue në agjendën e tij me qëndrue në Kosovë për dy ditë, të Shtunën e të Diellën, por në fund i kishte përfundue takimet që ditën e parë.

Edhe pse i kishte përfundue takimet qysh dje, Vucic nuk ishte kthy menjiherë në Beograd.

KALLXO.com merr vesh që ai e ka kalue natën në Kosovë.

Zyrtarja për media e presidencës serbe Suzana Vasilevic i ka thanë KALLXO.com se Presidenti serb, Aleksandar Vucic, asht nis sot në mëngjes për në Beograd.

“E kemi përfundue vizitën shumë herët në mëngjes e tash jemi kthy në Beograd”, tha Vasilevic.

Gjatë vizitës së djeshme ai u takue me serbët lokalë në Mitrovicë të Veriut, pastaj bani homazhe te vendi ku u vra Oliver Ivanovic, ku prej aty mori rrugën për në Graçanicë dhe përfundoi agjendën e tij në fshatin Llapnasellë.

 

Shperndaje në: