Qysh i sheh Hoxhaj vonesat për krijimin e Ushtrisë

Në 9-vjetorin e transformimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në Forcën e Sigurisë së Kosovës, zavendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thanë se çdo vonesë në transformimin e FSK’s në ushtri asht e pakuptimtë.
Hoxhaj tha se transformimi i FSK’s në ushtri asht çashtje e randësisë së madhe për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Këto komente, Hoxhaj i bani përmes nji postimi në Twitter, ku edhe theksoi se gjatë këtyne viteve, FSK ka dëshmue profesionalizëm dhe ka shënue suksese të shumta në misione mbrenda dhe jashtë vendit.

“Para nëntë vitesh Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Që nga atëherë, FSK-ja ka treguar profesionalizëm dhe suksese të shumta në misionet e saj brenda dhe jashtë vendit. Në vitin 2018, transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura është çështje kritike dhe çdo vonesë më shumë është e pakuptimtë”, shkruen Hoxhaj.

 

Shperndaje në: