Deputetja e PDK’s tregon a kishte me tërheq nënshkrimin për zhbamjen e Speciales, nëse ja kërkon partia

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’s, Flora Brovina, ka deklarue për ‘Gazeta Blic’, se nuk ka me e tërheq nënshkrimin e saj për zhbamjen e Gjykatës Speciale.

Ajo theksoi edhe nji herë se këtë qëndrim ajo e ka pasë edhe para se me ardhë në Kuvend ky ligj.

“Për Gjykatën Speciale, kam pas vendim para se të vijë në Kuvend, e kam shprehur mendimin tim atje ku duhet pra në Këshillin e Sigurimit”, ka thanë Brovina.

E pyetun se nëse partia do t’ia kërkojë ta tërheq nënshkrimin për shfuqizimin e Speciales, ajo tha se nuk do të ndodh kjo, madje Brovina tha se Gjykatës Speciale asht dashtë t’i qasen seriozisht që nga fillimi.

“Unë e kam mendimin tim dhe nuk e ndryshoj, ka qenë mirë që Gjykatës Speciale t’i qasen seriozisht nga fillimi”, ka pohue Brovina.

Shperndaje në: