Vrasja e Ivanovic: Qe kend po e akuzojnë mediat e afërta me Vucic’in

Gjatë ditës së sotme gazetat që konsiderohen se në Serbi janë të afërta me presidentin, Aleksander Vucic, kanë akuzue Shtetet e Bashkueme të Amerikës se qëndrojnë mbrapa vrasjes së liderit të SDP, Oliver Ivanovic.

Ivanovic, lideri i SDP , i vramë gjatë javës së kalueme në veri të Mitrovicës në zgjedhjet e kalueme lokale në Kosovë ishte linçue nga Lista Serbe për tradhti ndaj shtetit serb dhe akuza të tjera të cilat shkuen në drejtim të tij.

Në numrin e sotëm të gazetës “Srpski telegraf”, e njoftun si media pro Presidentit Vucic, janë akuzue SHBA’të për vrasjen e Ivanovicit gjoja tue citue Agjencinë Shtetnore të Inteligjencës Amerikane të qëndrojë mbrapa këtij krimi, transmeton lajmi.net.

Kjo gazetë citon ekspertin rus të shkencave politike, Leonid Savin, të ketë thanë që “CIA” don me e destabilizue Serbinë dhe në këtë mënyrë të largojë ndikimin rus në Ballkan.

“Alo!”, nji tjetër tabloid pro-Vucicit , transmeton mesazhet nga Washingtoni ku citohet deklarata e profesorit nga Universiteti i Washingtonit, Edward Joseph, të titulluem “Nji vrasje mundet me qenë pikërisht ajo çka i duhej Kosovës”, deklaratë kjo që nxiti reagime të shumta në Serbi për shkak të ndjeshmënisë së rastit.

Shperndaje në: