‘Shokon’ manjati kinez: Qe çka mundet me shkaktue Luftën e III Botnore

Teknologjia mundet me shkaktue Luftën e Tretë Botnore, nëse udhëheqësit nuk punojnë së bashku për me zbutë efektet negative të saj, tha Jack Ma, nji manjat kinez dhe Presidenti i kompanisë ma të madhe tregtare në internet, Alibaba.

“Revolucioni i parë teknologjik shkaktoi Luftën e Parë Botnore, revolucioni i dytë teknologjik, Luftën e Dytë Botnre, dhe tash kemi të tretin.

Nëse do të vijmë deri te Lufta e Tretë Botnore, mendoj se do të duhej të jetë nji luftë kundër smundjeve, ndotjes dhe varfnisë”, tha Jack Ma në Forumin Ekonomik Botnor në Davos, raporton The Guardian.

Ma shtoi se tregtia duhet me qenë nji zgjidhje për problemet botërore, e jo të përdoret si armë.

“Nëse kishit me përdor si armë, damet më të mëdhaja do të ndoshnin nga të rijtë dhe bizneiset.

Ata kanë m’u vra, ngjashëm si kur të bombardoni dikend”, tha miliarderi kinez.

 

Shperndaje në: