Ambasadat e kanë nji mesazh për liderët në vend!

Ambasadat e shteteve të ndryshme të Bashkimit Europian nuk e hedhin poshtë mundësinë me i sanksionue politikanët kosovarë të cilët kanë me përkrahë shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Simbas tyne, as që mund të imagjinohet që nji shkelje serioze e angazhimeve ndërkombëtare në vend me kalue pa pasoja.

Ambasada e Francës në Prishtinë nuk e hedh poshtë mundësinë e sanksionimit të deputetëve kosovarë me mosdhanie të vizave nëse vazhdojnë me përkrahë shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Sanksionet janë të mundshme nëse situata e kërkon atë. Por, ato mund të diskutohen dhe duhet të vendosen vetëm brenda kornizës evropiane. Nuk mund të paramendohet që një shkelje serioze e angazhimeve ndërkombëtare në Kosovë të kalojë pa pasoja. Ne mendojmë se arsyeja do të mbizotërojë, sepse është në interes të vendit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Francës për gazetën Zëri.

Ndërsa zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë kanë deklarue se Gjykata Speciale ka me ndihmue për sjelljen e drejtësisë për shumë qytetarë të Kosovës, përderisa kanë kërkue nga Kuvendi me miratue sa ma parë Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

 

Shperndaje në: