Nji rrëfim ndryshe i Behgjet Pacollit për gazeten italiane (video)

Nga Ana Oxa te Boris Yeltsin, Behgjet Pacolli e ka rrëfy të gjithë sagën e vet në nji intervistë dhanë “Corriere della Sera”-s, ku thotë se Kosova ka nji potencial të jashtëzakonshëm dhe brezi i tij, që u gjend në timonin e pamvarësisë, ka detyrimin me ba ç’asht e mundun për njohjen e saj.

“Dikush më ka krahasue me Kontin e Monte Kristos”, rrëfen Zavendëskryeministri, njikohësisht Ministër i Jashtëm i Kosovës.

“Dikush shkruen se kam prit momentin e duhun për m’u hakmarrë ndaj padrejtësive të pësueme, tue i detyrue kundërshtarët me nënshkrue në shtëpinë time nji marrëveshje, e cila më jepte praktikisht gjithçka në duer. Por e vërteta asht se unë nuk rreshta kurrë së bami politikë”.

“Gjanat janë shumë të thjeshta. Sot jam nji person kyç, sepse pa deputët e mi, Kosova do t’ishte pa Qeveri”, spjegon ai.

“Mbas disa ditësh kemi me kremtue 10 vjetorin e Pamvarësisë”, vazhdon Pacolli.

“Rruga drejt Europës asht e drejtë, megjithatë disa njerëz nuk pajtohen, e unë u them se duhet të përshtaten, në të kundërt, m’u largue”.

Gazetari e pyet nëse i referohet Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj në dritën e procesit të krimeve të luftës.

Pacolli përgjigjet: “Unë nuk i di këto gjana. Po flas për personat që pengojnë rrugën tonë, qofshin ata serbë apo shqiptarë”, transmeton Tch.

Tue ba nji portret të shkurtë, gazeta prestigjioze italiane thekson se, milioneri i njoftun edhe si “Berlusconi shqiptar” asht njeriu që restauroi Kremlinin dhe e ndërtoi nga hiçi kryeqytetin e Kazakistanit.

“Fati nuk e braktisi kurrë, – shkruen Corriere, e mbas 3 vjetesh, simbas marrëveshjeve të arrituna në Prishtinë, ka me kandidue për President, siç ka dasht gjithmonë”.

 

 

Shperndaje në: