Policia me akcion në lokalet e natës, disa persona t’arrestuem (foto)

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbas mesnatës ka ndërmarrë nji akcion për kontrollimin e disa lokaleve në Prishtinë.

Aksioni ka fillue te Lesna, ku janë kontrollue disa vendqendrime të rijëve të kryeqytetit.

Mësohet se gjatë kontrollit janë gjet substanca narkotike, ndërsa policia ka arrestue disa persona.

Më pas akcioni ka vazhdue në nji klub nate afër Hotelit Grand, ku policia ka kontrollue dheta persona që gjendeshin mbrenda.

Mbasi janë kontrollue detajisht, grupe të njerëzve janë lirue tue e zbraz lokalin.

Akcioni ka zgjat disa orë mbas mesnatës dhe policia pritet me dalë gjatë ditës me njoftim zyrtar.

 

Shperndaje në: