Ushtria ruse prodhon kallashnikovët e ‘gjeneratës së re’ (video)

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka miratue nji brez të ri pushkësh AK-12 dhe AK-15 e cila ka me furnizue kambësorinë, trupat ajrore dhe marinat, shkruen RT.

Armët kanë me qenë pjesë e “sistemit të luftimit të ardhshëm” të ushtrisë ruse, Ratnik (luftëtar), i cili gjithashtu përfshin nji gamë të mbikqymjes, komunikimit dhe pajisjeve mbrojtëse.

AK-12 dhe AK-15 janë brezi ma i ri i linjës Kallashnikov.

Të dyja armët janë të pajisuma me pamjet dioptike të rregullueshme me nji gamë deri në 800 metra (2.600 kambë).

Shperndaje në: