Mimoza i ‘godet’ deputetët, kallxon qysh pihet duhani mbrenda Kuvendit

Sot po vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ndotjen e ajrit në Kosovë.

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, tha se deputetëve të Kosovës u ka humb kredibiliteti për me folë për këtë çashtje për arsye se vet ata deputetë nuk janë në gjendje me mbajtë ajrin e pastër mbrenda objektit të Kuvendit, tue thy rregullat e pimjes së duhanit në ambiente publike.

“Nuk jemi në gjendje me mbajtë ajrin e pastër mbrenda Kuvendit nga pimja e jashtëligjshme e duhanit, neve na ka humb kredibiliteti për me folë për ajrin e ndotun” tha Kusari Lila.

Ajo shtoi se kjo ndotje nuk po ndodh për shkak të faktorit klimatik, dhe simbas saj fajin ma të madh për këtë ndotje e ka faktori njëri.

“Këto ndotje nuk po ndodhin për faktorin klimatik por për faktorin njeri, ironia asht se organet kompetente janë vet pjesë përbamëse ndotjes së ajrit” shtoi Kusari Lila.

 

Shperndaje në: