Kjo ka me ju befasue: Kryeqyteti fantazmë, ku nuk jeton askush! 6 herë ma i madh se New York (foto)

Egziston nji qytet në Burma që pothuejse krejt bota perendimore nuk ka ndigjue për të, e kjo asht e çuditshme, për shkak se asht gjashtë herë ma i madh se New York City. E çuditshmja asht se ende asht edhe kryeqyteti i vendit.

Para 10 vjete, qeveria burmese vendosi se ata kanë me lëvizë kryeqytetin nga Yangon në Naypyidaw, i cili konsiderohej si nji vendim i çuditshëm për shkak se askush nuk kishte ndigjue ndonjiherë për të.

Në rast se ju nuk e dini, Burma asht nji vend në Azinë Juglindore dhe ka nji nga regjimet ma të rrepta ushtarake në planet. Ata nuk kanë lejue që demokracia me lulëzue, edhe pse banorët e vendit janë të dëshpëruem për ndryshime politike. Që nga regjimi i vendosun për me lëvizë kryeqytetin, ajo ka qenë jashtë objektivave të perendimorëve, paçka se ka kushtue miliarda për me ndërtue.

Ky qytet asht projektue për me i strehue miliona njerëz, por të gjithë jetojnë në metropol, ndaj dhe qyteti asht i zbrazun. Në ditë, veç disa punëtorë munden me u pa në qytet.

Qyteti asht ndërtue në mes të nji xhungle në nji rajon mjaft të pazgjedhun të vendit. Në mënyrë të çuditshme, krjet qyteti ka WiFi, edhe pse restorantet dhe hotelet qëndrojnë plotësisht dhe krejtësisht pa konsumatorë.

Rrugët janë ndërtue për trafik të madh, por ju mundeni me i pa nga fotot se tana rrugët janë krejtësisht të shkreta. Disa nga strukturat e qeverisë të ndërtueme janë tepër të bukura, por fatkeqësisht nuk ka turistë të etun apo qytetarë të lumtun për me i shijue ato.

Ka zana se Burma ka punësue teknikë nga Korea e Veriut për me ndërtue nji labirint të tuneleve nëntokësore nën qytetin e braktisun. Pjesa ma e madhe e historisë së Naypyidaw asht tepër misterioze, askush nuk e din se kur ka fillue ndërtimi, ose saktësisht kush e ndërtoi atë./TheGuardian/Rrokum.TV

Shperndaje në: