Mos i huqni këto pamje, ndamja e Vetëvendosjes paraqitet përmes skenës së famshme të këtij filmi (video)

Edhe në Kosovë ka arritë nji parodi e filmit Downfall -ku Afolf Hitler shihet i tërbuem mbasi kupton se ka humb luftën.

Asht përçamja e Vetëvendosjes dhe largimet nga kjo parti që kësaj here u portretizuen në këtë skenë të famshme.

Video që po qarkullon në rrjete sociale fillon me Librun Aliu dhe  Xhelal Sveçlën të cilët i raportojnë Albin Kurtit për largimet dhe zhvillimet e fundit në parti.

Kurti vjen i portretizue në figurën e dikatorit nazist, Adolf Hitler, përcjell Gazeta Metro.

Parodia vazhdon me nji fjalim ku shprehet mllefi i madh i Kurtit me situatën e krijueme, tue u thanë mbështetëseve të tij se duhet me mendue për nji rren tjetër, sepse tash nuk po u beson askush.

“Po hajt se keni me pa. Keni me pa kush asht Baba”, thuhet në tekstin e improvizuem për nji pjesë të Kurtit.

Nga mbështetësit Kurti nuk duket edhe aq i kënaqun, përderisa u thotë se ata nuk i duhen asgja.

Kujtojmë që kjo skenë e këtij filmi asht e njoftun në mbanë botën dhe ka qenë pjesë e parodive në shumë gjuhë dhe vende.

VIDEON që ka për bazë teksti mundeni me pa ma poshtë:

 

Shperndaje në: