Ambasadorja amerikane në OKB i jep mbështetje të fortë Kosovës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkueme të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkueme, Nikki Haley, edhe nji herë e rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën.

Ajo gjatë fjalimit të saj, ka thanë se Kosova ka përparue mjaftë që nga periudha e pamvarësisë së saj, dhe se simbas ambasadores Nikki Haley, SHBA’t janë të gatshme me ndihmue edhe ma tutje Kosovën.

Ambasadorja Nikki Haley, i bani thirrje Serbisë me përafrue marrëdhaniet e saj me Kosovën.

Haley, edhe njiherë e rikonfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën, ku në fjalimin e saj në KS të OKB’s, tha se SHBA’t kanë me mbështetë Kosovën në anëtarësimin e të gjitha organizatave ndërkombëtare përfshi këtu edhe OKB’n.

“ Na e përkrahim fuqishëm Kosovën për anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare përfshi edhe Organizatën e Kombeve të Bashkueme”, ka thanë ndër të tjera ambasadorja Haley.

 

Shperndaje në: