Dorëzohet në Qeveri peticioni për pshtimin e Kompleksit të familjes Jashari (foto)

Analisti Jusuf Thaçi kishte nis nji peticion online përmes të cilit kërkoheshin veprime urgjente nga Qeveria për pshtimin dhe ruejtjen e Kompleksit të Familjes Jashari.

Ai tash ka njoftue se sot ka dorëzue kërkesën në tri institucione të vendit- në Qeveri, Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe në Komisionin Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapsinor të Kuvendit të Kosovës.

Thaçi ka ba të ditun se nëse institucionet nuk kanë me ndërmarrë masa, qytetarët kanë me qenë aktivë deri në një zgjidhje afatgjate për këtë kompleks.

“Shpresoj që këto institucione do ta trajtojnë seriozisht këtë kërkesë qytetare dhe do të ndërmarrin urgjentisht të gjitha masat për shpëtimin dhe ruajtjen e Kompleksit të Familjes Jashari. Nëse këto institucione nuk ndërmarrin masa, atëherë unë personalisht (por besoj edhe shumë qytetarë të tjerë) do të mbetem aktiv derisa të arrihet një zgjidhje afatgjate për Kompleksin e Familjes Jashari”, ka shkrue Thaçi në Facebook.

 

Postimi i Thaçit

Shperndaje në: