Befason Schulz me vendimin e tij të fundit rreth qeverisjes me Merkel

Martin Schulz, udhëheqësi i socialdemokratëve të Gjermanisë ka njoftue se nuk ka me mbajtë asnji post ministror në Qeverinë e ardhshme të koalicionit, pamvarësisht se partisë së tij ju ofruen postet kyçe nga Unioni Kristian-Demokratik i Angela Merkelit.

Schulz, i cili përflitej se kishte me marrë frenat e Ministrisë së Jashtme mbas marrëveshjes së koalicionit me CDU’n,  tha përmes nji deklarate se i frigësohej faktit se vota e anëtarësisë së SPD’s, që asht e domosdoshme për me miratue rinovimin e “koalicionit të madh”, mundet m’u “rrezikue nga diskutimet rreth personalitetit tim”.

“Për këtë arsye, due me njoftue se kam heq dorë nga hymja në Qeveri, – tha Schulz.

“Na të gjithë bajmë politikë për popullin e vendit tonë. Kjo kërkon që ambiciet e mia personale me qëndrue mbrapa interesave të partisë”, tha Schulz.

Vendimi i tij shënon fundin e ulje-ngritjeve 12-mujore të ish-presidentit të Parlamentit Europian.

I zgjedhurn si kryetar i partisë së tij me 100 për qind të votave në Kallnor të vitit 2017, sondazhet paraprake treguen se ai kishte me tronditë postin e Kancelares Merkel në zgjedhjet e Shtatorit.

Por, përfundimi ishte krejt i kundërt: Schulz arriti rezultatin ma të keq për partinë e tij që prej fundit të Luftës së Dytë Botnore.

 

Shperndaje në: