Gazeta irlandeze: Këto banda kriminale e kontrollojnë Veriun e Kosovës

Gazeta irlandeze ‘The Irish Times’ i ka kushtue nji artikull të veçantë gjendjes në Veriun e Kosovës mbas vrasjes së Oliver Ivanovic’it.

Veriu i vendit paraqitet si zonë e cila kontrollohet nga mafia dhe bandat kriminale.

“Ata kontrollojnë gjithçka”, thotë Dragisa Milovic, nji mjek në spitalin e Mitrovicës, percjell lajmi.net

“Ata vendosin se kush ka me qenë kryetar komune, kush ka me qenë drejtor i firmave. Ata kontrollojnë rrjedhën e parasë në veri, dhe duen me pasë gjithë fuqinë. Kanë edhe policinë në duer e tyne. Të gjithë le ta dijnë këtë”, thotë tutje ai.

Doktori ishte në vendin e punës kur erdhi në spital pa sheja jete Oliver Ivanovic.

“Edhe sikur të kishim veprue në momentin që u qëllue, nuk kemi muejt me pshtue”, ka thanë doktori.

“Ai u godit gjashtë herë në nji zonë prej 10 cm afër gjoksit.

Thuhet se vetëm nji profesionist mund të ketë shkrep kaq shumë plumba afër”, tregon Milovic.

Artikulli tregon se si Lista Serbe asht faktor kryesor në këtë zonë, e cila ka lidhje me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

Doktori dhe shoku i ngushtë i Ivanovic’it tregon për ndikimin që ka Beogradi te Lista Serbe.

“Beogradi krijoi nji parti këtu dhe dëshiron me veprue me telekomandë.

Kjo asht arsye që na dëshironim me ndrrue gjanat”, ka thanë Milovic.

“Në dy vitet e fundit, 20 kerre kanë qenë të djeguna dhe ka pasë edhe vrasje tjera politike. Asnjana nuk asht zgjidh”, thotë ai.

“Na nuk i besojmë askujt. Nji grup kriminal ka frigësue qytetarët, policinë, dhe u tregon atyne se kënd me arrestue”, përfundon doktori serb.

Kurse Igor Simic, deputet i Listës Serbe tenton me zbutë situatën.

Thotë se disa po dëshirojnë me ba veriun e Kosovës si në Korenë e Veriut.

“Nëse do ta dija se kush asht mafia unë kisha me raportue, si nji person përgjegjës”, thotë Simic.

Olver Ivanovic asht vra më 16 Kallnor në afërsi të zyrës së partisë që drejtonte.

 

Shperndaje në: