Ky President vjen në Kosovë për 10-vjetorin e Pamvarësisë (foto)

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka me qëndrue në nji vizitë zyrtare në Kosovë të Hanën dhe të Martën për me shënue 10-vjetorin e Pamvarësisë së vendit.

Agjencia sllovene e lajmeve STA thotë se Pahor ka me zhvillue takime me zyrtarët ma të naltë të shtetit të Kosovës ndërsa si temë diskutimi ka me qenë perspektiva e Kosovës në BE, sikurse edhe çashtje të randësishme në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Presidenti slloven ka me vizitue edhe trupat sllovene që janë të vendosuna në Kosovë në kuadër të KFOR’it.

Kjo nuk asht vizita e parë zyrtare e Pahorit në Kosovë.

Ai ka qenë në vendin tonë edhe më 2013 kur ishte prit me nderime shtetnore nga atëherë Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Edhe më 2008, mbas shpalljes së Pamvarësisë së Kosovës, Pahor kishte vizitue trupat sllovene ushtarake në Kosovë, atë kohë si Kryeministër i Sllovenisë.

 

Shperndaje në: