Kështu i falenderoi Kryeministri Akilin dhe Distrian për fitoren e tyne (foto)

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka urue xhudistin Akil Gjakova për medaljen e artë të fituem në Paris, si dhe Distria Krasniqin për medaljen e bronztë.
“Shkëlqimi i artë i Akil Gjakovës dhe e bronzta për Distrian na bënë sot krenarë. Ky brez i ri i vajzave e djemve po i dhurojnë atdheut shumë dashuri në jubileun e dhjetë të Pavarësisë duke e ngritur lartë flamurin e Kosovës kudo në botë. Akil Gjakova e Distria Krasniqi urime dhe falemnderit. Urime Kosovë!”, ka shkrue Haradinaj.

Shperndaje në: