
Asht mbajt Kuvendi i parë zgjedhor e subjektit ma të ri politik në vend, Alternativa.
Delegatëve dhe mysafirëve të pranishëm i asht drejtue deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, lir Deda, i cili këtë ditë e vlerësoi si nji nismë të mbarë jo vetëm për Alternativën, por për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Sibas njoftimit nga Alternativa, nji adresim të veçantë, para delegatëve kishte edhe kryesuesja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, e cila tha se, Alternativa ka lind si domosdoshmëni e vlerave dhe parimeve në politikëbamjen e vendit tonë.
Kuvendin zgjedhor të Alternativës e kanë përshëndet edhe mysafirët e pranishëm nga partitë tjera, si Ismet Beqiri, sekretar i LDK’s, Korab Sejdiu, deputet i pamvarun në Kuvendin e Kosovës, kurse me prezencën e tyne këtë Kuvend e nderuen edhe përfaqësuesit e NDI’s në Kosovë.
Procesi zgjedhor vazhdoi me dy propozime për kreun e Alternativës, ku nga deputeti Ilir Deda, propozoi si kandidate Mimoza Kusari Lila, ndërsa si kundër kandidat nga Kuvendi u propozue Abdurrahman Belegu.
Me 100 vota të delegatëve, Alternativa si kryetare zgjodhi Mimoza Kusari – Lila.
Kuvendi vazhdoi punimet tue zgjedh 51 delegatë të Këshillit të përgjithshëm, të cilët më pas zgjodhën edhe Kryesinë e Alternativës, e cila përbahet nga 15 (pesëmbëdhjetë) anëtarë, prej tyne Nënkryetar i parë u zgjodh Ilir Deda dhe Nënkryetar i dytë Reshat Nurboja.