MPJ: ‘Tërheqja’ e njohjeve, propagandë e Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme thotë se nuk ka indikacione për tërheqje të njohjes nga Çekia.

Simbas MPJ’s, informacionet për tërheqje të njohjeve janë propagandë e Serbisë.

Ndërsa ekspertë të marrëdhanieve ndërkombëtare thonë se s’ka mundësi me ba tërheqje të njohjes.

Gjatë fundjavës mediat serbe kanë raportue që ish-diplomati çek Jan Kavan ka fillue nji peticion për tërheqjen e njohjes për Kosovën nga Republika Çeke dhe se do të organizohet edhe nji protestë, ku pritet me ju bashkue edhe Presidenti Milosh Zeman.

Por në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë thanë se ende nuk kanë pranue asnji indikacion që Republika Çeke ka ndrrue qëndrim.

Zavendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka thanë për Zërin se informacionet për tërheqjen e njohjeve janë propagandë e mediave serbe.

Madje ajo bani të ditun se në 10-vjetorin e Pamvarësisë në Kosovë kanë me qenë edhe dy Zavendësministrat e punëve të Jashtme të Çekisë.

 

Shperndaje në: