Për cilësinë e jetës, ky asht vendi i parë në botë (video)

Kryeqyteti danez kap majat e listës së qyteteve ma të shnetshme dhe ma të lumtuna në botë.

Mbipesha dhe depresioni po rriten në mbanë globin, por jo në Kopenhagen, e kjo nuk lidhet vetëm me prejardhjen vikinge.

Ka disa arsye, përse ai asht sot nji model i mënyrës sesi munden m’u krijue qytete të lumtuna në mbanë planetin.

Në vitin 1978, ai ju bashkue nismës së OBSH’s për qytetet e lumtuna, nji vit ma vonë sesa 11 qytetet e para që ishin ba pjesë e saj, si Barcelona, Sofja, Bremeni apo Dyseldorfi, dhe sot ju ka kalue edhe atyne vet.

Nuk ka të bajë vetëm me rrugët e shtrueme mirë, por me krijimin e bashkësive të shnetshme sociale dhe të kënaquna.

Turku në Finlandë, për shembull, u ofron njerëzve përfitime me çmime të ulëta: për 39 euro ata mund të kenë qasje gjashtëmujore në mjedise sportive, vende teatrore dhe koncerte.

Newcastle ka nis sesione kinematografike miqësore për demencën.

Vjena ka klasa të përbashkëta stërvitore për fëmitë parashkollorë dhe të moshuemit.

Ndërsa Kopenhagen ka nji politikë shumë të mirë shëndetësore, sidomos gjatë këtyne 10 viteve të fundit, e kjo u arritë me vetëm 6 nisma.

Promovimi i shëndetit në jetën e përditshme asht i pari.

Autoritetet janë të kujdesshme me taksat, nji e tillë e vendosun vite ma parë mbi gjalpin dhe proshutën vendase u konsiderue si tejet e ekzagjerueme dhe u hoq në vitin 2012.

Kopenhageni ofron gjithashtu klinika falas të trajtimit të stresit për këdo që ka nevojë për të.

Nismat e tjera përfshijnë vëmendjen e njajtë për shëndetin mendor dhe fizik, por edhe trajtimin e pabarazive.

 

Shperndaje në: